Çfarë kampionati i “çmendur” në Turqi, fiton Fenerbahce dhe ndryshon renditjen tabelare

Futboll

Çfarë kampionati i “çmendur” në Turqi, fiton Fenerbahce dhe ndryshon renditjen tabelare

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustruese

Skuadra e Fernebahces ka fituar takimin e radhës në Superligën e Turqisë.

Fenerbahce ka mposhtur Kayserisporin me rezultatin e thellë 3:0.

Thiam, Samata dhe Cisse realizuan në fitoren e radhës për ekipin e Bulut.

Në Superligën e Turqisë ka tre pretendentë për titull, që nuk po i ndahen njëri-tjetrit në renditjen tabelare.

Në vendin e parë qëndron Besiktas me 44 pikë, ndërkohë Fenerbahce ngjitet në vendin e dytë me 42 pikë pas fitores së sotme. Top treshën e renditjes e mbyll, Galatasaray me 39 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat