“Ditë e trishtuar”, ish-doktoresha e Chelseat i shkruan Lampardit

Futboll

“Ditë e trishtuar”, ish-doktoresha e Chelseat i shkruan Lampardit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:36
Eva Carniero dhe Frank Lampardi

Duket se ish-doktoresha e Chelseat, Eva Carniero e ka përjetuar mjaftë rëndë shkarkimin e Frank Lampardit.

Është mjaftë e rrallë kur dikush nga stafi mjekësor mund të bëhet i famshëm, por këtu mund të përjashtohet Eva.

Carniero ishte mjaftë e njohur në kohën kur punonte te Chelsea, pasi bukuria e saj shpesh ka mahnitur edhe lojtarët e bluve.

Eva mesa duket është pikëlluar me shkarkimin e Lampardit dhe ka lënë një cicërim në Twitter: “Ditë e trishtuar”.

Lampard u larguar nga Chelsea pas rezultateve të dobëta dhe shumë shpenzimeve që bëri në verën e kaluar, me mbi 200 milionë euro.

Siç raportohet në mediat angleze, Thomas Tuchel pritet që të zëvendësojë anglezin, që me gjasë nuk do të mbetet për shumë gjatë i papunë.

Për Lampardin tashmë kanë filluar të interesohen disa skuadra nga Liga Premier, por mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat