Lampard thyen heshtjen pas shkarkimit: Ishte privilegj dhe nder i madh

Futboll

Lampard thyen heshtjen pas shkarkimit: Ishte privilegj dhe nder i madh

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:39
Lampard

Sot (e hënë), “Blutë” vendosën ta shkarkojnë Lampardin shkaku i rezultateve të dobëta në kohën e fundit.

Tekniku anglez ka falënderuar tifozët dhe presidentin, derisa iu ka uruar suksese në të ardhmen.

“Ka qenë privilegj i madh dhe nder të menaxhojë Chelsean, klub që ka qenë pjesë e madhe e imja për një kohë të gjatë”.

“Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Shpresoj se e dinë çfarë nënkupton për mua”.

“Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit”.

“Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjellë klubin përpara dhe në vendin që i takon”.

“Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese”.

“I uroj klubi suksese në të ardhmen”, shkroi ai.

Së shpejti, trajneri Thomas Tuchel pritet të emërohet në kreun e klubit londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat