Chelsea asnjëherë nuk e ka kontaktuar Allegrin

Futboll

Chelsea asnjëherë nuk e ka kontaktuar Allegrin

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:58
Massimiliano Allegri

Chelsea asnjëherë nuk e ka kontaktuar trajnerin Massimiliano Allegri, derisa Thomas Tuchel është afër të bëhet trajneri i “Bluve”.

Allegri që fitoi 11 trofe me Juventusin për pesë vite, u shkarkuar në vitin 2019 dhe ende është i papunë.

Me largimin e Lampardit, flitej që Allegri mund të jetë pasuesi, por kjo gjë nuk është e vërtetë.

Këtë e ka konfirmuar eksperti Fabrizio Romano, që bëri të ditur se nuk ka pasur ndonjëherë kontakt dhe Thomas Tuchel do bëhet trajneri i ri i londinezëve.

“Allegri nuk ka pasur kontakt me bordin e Chelseas në javët e fundit”, tha ai.

Tuchel pritet që të shpejti zyrtarisht të bëhet trajner i Chelseas, derisa sa i përket Allegrit, ai mund të marrë stolin e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca, në rast se ky i fundit shkarkohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat