Januzaj kritikohet ashpër nga trajneri: Gabova që e futa në lojë!

Futboll

Januzaj kritikohet ashpër nga trajneri: Gabova që e futa në lojë!

Më: 26 janar 2021 Në ora: 00:15
Adnan Januzaj

Trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil është nën “zjarr”, pas barazimit me Betis (2-2), në xhiron e 20-të të kampionatit spanjoll, në një lojë në të cilën Real Sociedad ishte duke fituar 2-0 deri në minutën e 85’të.

Përballë kritikave për menaxhimin e dobët të lojës, trajneri Bask tregoi keqardhje me vetëm një zëvendësim.

“Nëse do të mund të kthehesha në kohë, nuk do ta vendosja Adnan Januzaj në lojë. Kam bërë pesë ndryshime dhe kam gabuar një. Unë jam shumë i qartë, sepse vetë Januzaj tashmë e ka pranuar se nuk ka luajtur mirë”, tha fillimisht Alguacil.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, por ne kemi nevojë për tëkur është në 100%”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat