Lampard me një letër emocionuese

Futboll

Lampard me një letër emocionuese

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:24
Lampard me një letër emocionuese

Frank Lampard i është drejtuar Chelseat me një letër tejet emocionale.

Trajneri anglez u shkarkua nga klubi sot (25 janar) pas rezultateve të dobëta, mirëpo dashuria e tij për blutë mbetet e njëjta.

Lampard ka falënderuar klubin, stafin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë periudhës si trajner i skuadrës.

“Ka qenë privilegj i madh dhe nder të menaxhojë Chelsean, klub që ka qenë pjesë e madhe e imja për një kohë të gjatë”, fillon letra e anglezit.

“Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Shpresoj se e dinë çfarë nënkupton për mua”.

“Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit”.

“Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjellë klubin përpara dhe në vendin që i takon”.

“Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese”.

“I uroj klubi suksese në të ardhmen”, përfundon letra lamtumirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat