Immobile i premton dashurinë e përjetshme Lazios

Futboll

Immobile i premton dashurinë e përjetshme Lazios

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:30
Immobile i premton dashurinë e përjetshme Lazios

Ciro Immobile i premton dashurinë e përjetshme Lazios. Gjithnjë e më vendimtar për ekipin bardhekaltër, gjithnjë e më shumë shpirti dhe simboli i një populli. 30-vjeçari, në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin sportiv “Tiki Taka”, deklaroi:

“Kur mbërrita te Lazio, ishim në mes të klasifikimit. Bashkë me të tjerët e ngjitëm këtu ku jemi sot. Dashuria që më japin njerëzit në rrugë nuk mund të krahasohet as me një ekip që përpiqet të fitojë Championsin. U largova nga Torino në vitin 2014, e konsiderova zgjedhjen më të mirë, isha i ri dhe nuk ishte e lehtë. Por ai hap më ndihmoi shumë, ashtu si edhe koha ime e kaluar në klbin “Granata”.

Tani kam zgjedhur “të martohem” me projektin Lazio deri në fund të karrierës sime. Ndihem përgjegjës për lumturinë e tifozëve. Kishte një lidhje kaq të fortë me klubin, tifozët, trajnerin. Familja ime ka kaluar shumë mirë në Romë”.

Momenti i Immobiles: “Kam pasur disa probleme, me Sassuolo kam luajtur me ilaçe qetësuese. Këtë vit patëm ulje-ngritje, ndërsa në Champions League kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Tani po rikuperojmë në kampionat. Mbrojtësit më të ashpër? Janë kudo, do të thosha, si në Itali, ashtu edhe në Spanjë dhe Gjermani. I kam provuar gjithandej”.

Lazio dhe tifozët: “Në futbolli përjeton momente në të cilat ndish në formë të shkëlqyeshme dhe i pamposhtur. Dhe kjo ishte koha jonë. Para Pandemisë ishim ekip me të vërtetë i frikshëm, hynim në fushë për të fituar çdo ndeshje. Pastaj u hutuam paksa, humbëm disa pikë. Lazio para COVID-19 mund të luftonte për titullin.

Zëri i Simone Inzaghi? Nëse e zemërojmë, ai e humbet zërin edhe gjatë stërvitjes. Jam i lumtur me atë që kam gjetur dhe fituar këtu, në një nivel personal dhe ekipor.

Sfidat e mëdha: “Kundër Bayernit duhet pak nga gjithçka. Duhet të luajmë një lojë perfekte, në maksimumin tonë dhe të përpiqemi të argëtohemi siç bëjmë zakonisht@.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat