Llapi rikthehet në Kosovë

Futboll

Llapi rikthehet në Kosovë

Nga: K.G. Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:40
Llapi rikthehet në Kosovë

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva, sonte do të rikthehet në Kosovë.

Llapjanët tash e disa ditë kanë zhvilluar përgatitjet dhe disa ndeshje miqësore në Turqi.

“Me punë, angazhim, disiplinë dhe pa lëndime përmbyllëm fazën përgatitore prej 11 ditësh në Antalia.

Një fazë që mund të quhet e suksesshme për skuadrën ku përveç stërvitjeve nga dy herë në ditë, arritëm të zhvillojmë edhe katër ndeshje kontrolluese, prej të cilave arritëm dy fitore, një barazim dhe vetëm një disfatë.

Në mbrëmje skuadra rikthehet në Kosovë dhe pushon dy ditë për t'u rikthyer më pas me seancat stërvitore finale para ndeshjes së parë të Kupës dhe ndeshjeve të edicionit pranveror të Superligës!”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat