Cerezo: Me fat që kemi Suarez

Futboll

Cerezo: Me fat që kemi Suarez

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:20
Cerezo: Me fat që kemi Suarez

Enrique Cerezo, presidenti i Atleticos së Madridit, në fund të ndeshjes që skuadra e tij e fitoi ndaj Valencias, foli për Movistar, duke theksuar se fati deshi që qendërsulmuesi më i mirë në Evropë, Luiz Suarez, të bëhej pjesë e “Los Colchoneros”. Uruguaiani, në fakt, duhet t’i këtë bërë të pendohen drejtuesit e Barcelonës, që ngulmuan ta largonin në merkaton e verës.

34-vjeçari kryeson listën e golashënuesve të La Ligas me 12 finalizime (sa En Nesyri i Sevillas), pa harruar faktin se ka dhënë edhe dy pasime vendimtare për gol. “Ne gjithmonë kemi menduar se Luis Suárez ishte qendërsulmuesi më i mirë në Evropë. Jemi me fat që ai është me ne dhe të gjithë janë të lumtur” – u shpreh Cerezo.

Me 44 pikë të grumbulluara (7 më shumë se Reali) në 18 ndeshje (ka luajtur një më pak se “Los Blancos”), titullin kampion mund ta “dorëzojë” vetë Atletico.

“Mund ta humbësh apo fitosh, ne jemi në mes të LaLigas, janë shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Jemi të parët, por është ende rrugë e gjatë. Kur të kenë mbetur tri javët e fundit mund ta them nëse do të jemi kampionë. Ekipi është i mirë dhe lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë, të shënojnë gola dhe fitojnë ndeshjet”, shtoi më tej ai. Suarez po shënon golat të rëndësishëm, por po me kaq vlerë është edhe Joao Felix, të cilit nuk i pëlqeu vendimi i Simeones për ta zëvendësuar në sfidën e Valencian.

“Askush nuk dyshon që Joao Félix është një lojtar i shkëlqyeshëm. Nëse tekniku vendos ta zëvendësojë, do të ketë një arsye, por ai nuk ka pse të zemërohet apo mërzitet. As lojtarët, as trajneri, as tifozët nuk dëshirojnë të humbin, dhe kur humb çmendesh”, përfundoi njeriu i parë i Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat