​Gerrard godet Chelsean për shkarkimin e Lampard: Kanë histori për këtë

Futboll

​Gerrard godet Chelsean për shkarkimin e Lampard: Kanë histori për këtë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:23
Lampard dhe Gerrard

Chelsea e ka humbur mundësinë për të dëshmuar që ata i mbështesin trajnerët duke e shkarkuar Frank Lampardin, sipas ish-mesfushorit të Liverpoolit, Steven Gerrard.

Ish-reprezentuesi anglez ishte i zhgënjyer për të parë Chelsean duke eshkarkuar Frank Lampardin dhe ka sulmuar “Blutë” e Londrës sepse nuk iu jep kohë menaxherëve të tyre.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, trajneri aktual i Rangers ishte një shok i ekipit të Lampardin për Kombëtaren e Anglinë, si dhe një rival i tij në Premier League pasi të dy luftuan me Liverpoolin dhe Chelsean.

"Unë mendova se ishte një mundësi për Chelsean që me të vërtetë ta shtrijë dorën dhe ta mbështesin atë gjatë kësaj periudhe të vështirë në vend që të bëjë atë që ata kanë bërë," tha Gerrard kur u pyet për shkarkimin e Lampard.

"Por Chelsea ka bërë tashmë histori për këtë, kështu që nuk ishte befasi", shtoi ai.

."Unë jam i zhgënjyer për këtë situatë. Mendova se ishte një dalje shumë e shpejtë pas një rezultati pozitiv në fundjavë (fitorja 3-1 në Kupën FA ndaj Luton Toën).

"Por unë nuk i di detajet. Unë nuk e di se si ka qenë për të, nuk i di marrëdhëniet që ai ka pasur brenda klubit.", tha në fund Gerrard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat