Real Madridi vazhdon të këtë probleme me rinovimin e Vazquez dhe Ramosit

Futboll

Real Madridi vazhdon të këtë probleme me rinovimin e Vazquez dhe Ramosit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 08:22
Real Madridi vazhdon të këtë probleme me rinovimin e Vazquez dhe Ramosit

Dy yjet e Real Madridit, Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez ende janë duke pasur probleme në rinovimin e kontratës.

Dy ofertat e para të bëra nga Florentino Perez janë refuzuar nga lojtarët që janë të lirë në negociojnë me skuadra të tjerë.

Në 18 muajt e fundit, pandemia e COVID-19 ka ndikuar në financat e klubit, andaj Reali thuhet se nuk dëshiron të investojë shumë në rinovimin e kontratës.

Këto raportime nuk i pëlqejnë trajnerit Zinedine Zidane, që i ka në formacionin bazë si Ramosin ashtu edhe Vazquezin.

Në rast që s’arrihet marrëveshja së shpejti mes dy palëve, atëherë dy lojtarët do largohen me Ramosin që kërkohet me ngulm nga PSG-ja, derisa Vazquez është i lidhur me kalimin në Premierligë.

Pasuesi i Ramosit shihet David Alaban, për të cilin thuhet se ka arritur marrëveshje katërvjeçare me “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat