Eriksen: Këtë fitore ia kushtoj vajzës sime

Futboll

Eriksen: Këtë fitore ia kushtoj vajzës sime

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:27
Eriksen: Këtë fitore ia kushtoj vajzës sime

Christian Eriksen thotë se e dinte se do të mundë ta vendoste derbin e çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Milanit kur mori përgjegjësi të gjuajë nga goditja e lirë për Interin.

Milani kishte kaluar në epërsi falë një golit të Zlatan Ibrahimovicit, i cili u përjashtua nga loja në fillim të pjesës së dytë, por Romelu Lukaku e barazoi rezultatin në 1:1 pak çaste më vonë.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte në vazhdime, pavarësisht se Interi po dominonte ndaj një Milani me 10 futbollistë, Erikseni u fut në lojë nga banka rezervë dhe doli në skenë.

Lautaro Martinez u pengua pak metra jashtë zonës së Milanit nga Soualiho Meite në minutën e 97-të.

Eriksen gjuajti dhe shënoi gol të mrekullueshëm për ta dërguar Interin në gjysmëfinale.

“Jam shumë i lumtur. Unë gjithmonë përpiqem ta nxjerrë më të mirën nga çdo minutë që ma mundëson trajneri të luajë dhe jam i lumtur që shënova nga gjuajtja e lirë. Ishte goditje e lirë e përkryer për mua”, tha Eriksen.

“Këtë fitore ia kushtoj vajzës sime të porsalindur, familjes sime dhe të gjithë tifozëve”, shtoi ai.

Interi nuk kishte shënuar gol direkt nga gjuajtja e lirë që prej prillit të vitit 2018, kur Joao Cancelo kishte shënuar kundër Cagliarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat