Perez po vepron me mendjen sesa me zemrën e tij

Futboll

Perez po vepron me mendjen sesa me zemrën e tij

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:29
Perez po vepron me mendjen (kokën) sesa me zemrën e tij

“Marca”: S’ka marrëveshje me Ramos dhe Vazquez. Presidenti po vepron me mendje, jo me zemër…

Real Madridi ende nuk ka gjetur marrëveshje për rinovim kontrate me Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez sipas “Marca”.

Kjo gazetë e njohur për afërsinë me klubin e bardhë pohon se pika e takimit nuk është arritur ende, pasi presidenti Florentino Perez po vepron me mendjen (kokën) sesa me zemrën e tij.

Të dy lojtarët janë favoritë të trajnerit Zinedine Zidane për formacionin, por presidenti nuk do të “thyejë bankën” për ta mbajtur dyshen në fjalë mes efekteve të vazhdueshme ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat