A po largohet nga Bayerni?

Futboll

A po largohet nga Bayerni?

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:36
A po largohet nga Bayerni?

Hansi Flick mund të jetë në muajt e fundit të aventurës së tij te Bayern Munich.

Sipas gazetës gjermane prestigjoze Bild, trajneri që udhëhoqi bavarezët drejt fitimit të kurorës së trefishtë sezonin e kaluar mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Ndër motivet që mund të sjellin largimin e parakohshëm të Flick janë disa mosmarrëveshje brenda dhomave të zhveshjes ndërkohë që edhe lamtumira e shefit ekzekutiv Karl Heinz-Rummenigge mund ta shtynë trajnerin të japë dorëheqjen.

Sipas Bild e ardhmja e Hansi Flick do të jetë te kombëtarja gjermane aty ku do të pasojë Joachim Low.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat