Laporta i kthehet keq PSG-së për Messin

Futboll

Laporta i kthehet keq PSG-së për Messin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:30
Laporta i kthehet keq PSG-së për Messin

“PSG ka qenë mosrespektues në ndjekjen e tij ndaj Lionel Messit”. Këtë e thotë kandidati presidencial i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka kërcënuar se do t’i padisë kampionët e Ligue 1 në FIFA. Klubi nga “Parce des Princes” ka qenë i lidhur fort me yllin argjentinas qysh nga vendimi i tij për të dorëzuar një kërkesë transferimi nga “Camp Nou”, në fund të sezonit të kaluar.

Në fund të fundit, 33-vjeçari vendosi ta mbyllë vitin e fundit të kontratës së tij aktuale me Barcelonën, pas kundërshtimit nga zyrtarët e klubit dhe La Liga-s. Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjatë mbetet pezull.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, deklaroi publikisht se janë të interesuar për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”, në fillim të këtij muaji: “Lojtarët e shkëlqyeshëm si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG”.

 Laporta, i cili është gati të rizgjedhet president në “Camp Nou”, mendon se pala franceze e ka tejkaluar kufirin me përpjekjet për ta joshur Messin: “Klubi ynë duhet të jetë i aftë t’i bëjë një propozim të mirë, që Messi ta pranojë.

Kjo gjë varet nga Barcelona. Unë do të kuptoja çdo përgjigje nga Messi, por ai duhet të dijë se cili është propozimi. Kjo kërkon urgjencë. Po bëhet gjithnjë e më e komplikuar për ta bërë një propozim bindës. Ai është i lirë të negociojë me klube të tjera tani, ndërsa Barça është akoma pa president.

Është mosrespekt për Barçën që klube si PSG të thonë publikisht se do të nënshkruajnë me Messin. Kjo vjen nga një klub-shtet, që ka anashkaluar rregullat. Ne nuk mund t’iu lejojmë klubeve dhe shteteve luksin e destabilizimit të një klubi tjetër.

Në këtë kuptim, ne do të duhet të flasim me UEFA-n dhe FIFA-n për të shmangur veprime të tilla. PSG duhet të ndalet së foluri për Messin. Nuk është me vend që një klub tjetër të flasë për të. Dhe, për momentin, nuk kemi as president që t’i përgjigjet kësaj mungese respekti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat