Solskjaer: Kam grup të kompletuar, nuk pres dhurata nga merkato

Futboll

Solskjaer: Kam grup të kompletuar, nuk pres dhurata nga merkato

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:28
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United po ecën me një ritëm të shkëlqyer në Premier League gjatë këtij sezoni.

Dy pikat më të ulta për United në këtë edicion kanë qenë fillimi i kampionatit dhe eliminimi nga grupet e Champions League, megjithatë Djajtë e Kuq janë në garë për të gjithë objektivat e tjerë sezonalë dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer është shumë i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion aq sa nuk pret asgjë nga merkato e dimrit, pasi lojtarë të afruar me shumë bujë në verë si Van De Beek apo edhe Edinson Cavani në ndeshje të caktuara qëndrojnë në stol.

”Do të surprizohesha nëse arrinim ndonjë marrëveshje në ditët e mbetura të merkatos. Skuadra është e fortë, plot cilësi dhe ndonjëherë më duhet të lë lojtarë të skuadrës së parë jashtë.

Nuk besoj të ndodhë çudia, nuk do marrim asnjë lojtar tjetër në këtë merkato”, u shpreh Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat