Dramë në Bergamo, Atalanta eliminon Lazion! Gjimshiti dhe Muriqi shënojnë

Futboll

Dramë në Bergamo, Atalanta eliminon Lazion! Gjimshiti dhe Muriqi shënojnë

Nga: K.Goca Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:17
Dramë në Bergamo, Atalanta eliminon Lazion! Gjimshiti dhe Muriqi shënojnë

Atalanta është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra nga Bergamo si vendas triumfojnë me rezultat 3:2 ndaj Lazios.  

Lazios nuk i mjafton as goli i Vedat Muriqit, që e realizon në minutën e 17-të.

Futbollisti Berat Gjimshiti tregon formë të mirë dhe realizon në minutën e 7-të për Atalantën. Për skuadrën nga Bergamo shënuan Gjimshiti (7'); Malinovsky (37') e Miranchuk (57') dhe për Lazion Muriqi (17') e Acerbi (34').

Nga minuta e 53-të, Atalanta mbetet me një lojtar me pak, pasi që Palomino përjashtohet me karton të kuq, ndërsa në atë të 66-tën, Zapata lëshon mundësinë që të thellojë fitoren e skuadrës së tij, duke dështuar nga penalltia. Muriqi dhe Gjimshiti, u paraqitën standardë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat