Pogba reagoi pas incidentit midis Zlatan dhe Lukaku duke mbrojtur suedezin

Futboll

Pogba reagoi pas incidentit midis Zlatan dhe Lukaku duke mbrojtur suedezin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:24
Pobga dhe Zlatan

Gjatë kësaj ndeshje, pak para përfundimit të pjesës së parë u pa një kacafytje mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

Që të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë, mirëpo gjatë ditës së sotme u raportua se Zlatan ka përdorur fjalë raciste.

Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë edhe vetë lojtari duke thënë se nuk ka vend për racizëm në fjalorin e tij.

Për këtë çështje ka pasur një reagim edhe bashkëlojtari i tyre, Paul Pogba, duke thënë: “Zlatan një racist? Ai më do mua shumë, prandaj është personi i fundit që do ta mendoja si racist! Mos bëni shaka”, ka përfunduar francezi duke shtuar një emotikon që tregon të qeshura.

Rikujtojmë që gjatë sezonit 2017/18 që të tre kanë luajtur së bashku në skuadrën e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat