Haki Qufaj - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Haki Qufaj - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: K.Goca Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:05
Haki Qufaj

Gjyqtarët sportivë, kanë qenë halë në sy në vitet e 90-ta (1991-1999) nga regjimi serb.

Gjyqtarët sportivë, pavarësisht se cilës disiplinë sportive i takuan, vazhdimisht kanë qenë në presion dhe të kërcënuar nga okupatori serb.

Haki Qufaj i takon Gjeneratës së Republikës së Kosovës.  Ai ka qenë ndër gjyqtarët më të dalluar të asaj periudhe.

Image

Majtas është Shyqeri Gashi, mes Haki Qufaj dhe djathtas Ramiz Peshteri

Qufaj si shumë gjyqtarë tjerë, edhe ai ishte vazhdimisht i rrezikuar, sidomos kur kalonin nëpër punktet famëkeqe të milicisë serbe. 

Megjithatë, ai nuk u ndal, por me mijëra sportistë, u angazhuan maksimalisht në mbarëvajtjen e garave. 
Qufaj dha kontribut të madh si gjyqtar dhe asnjëherë nuk u gjunjëzua karshi regjimit kriminal serb. 

Të jesh në fanellë të gjyqtarit në atëkohë, ka qenë njësoj sikur të jesh në uniformë ushtarake kundër pushtuesi serb. Qufaj si shumë të tjerë, ndihet krenar që i takoi asaj periudhe dhe që i rezistuan regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat