Juventusi edhe pa Ronaldon fiton bindshëm, kualifikohet në gjysmëfinale

Futboll

Juventusi edhe pa Ronaldon fiton bindshëm, kualifikohet në gjysmëfinale

Nga: K.Goca Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:41
Juventusi edhe pa Ronaldon fiton bindshëm, kualifikohet në gjysmëfinale

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore me rezultat bindës 4:0 kundër Spal-it, në takimin e çerekfinales së Kupës së Italisë në futboll. 

Portieri nga Kosova, Etrit Berisha, reprezentues i Shqipërisë, mposhtet katër herë nga lojtarët e “Zonjës së Vjetër”. Juve u paraqit pa Ronaldon, por mungesa e tij nuk ndikojë në asnjë formë.

Morata (16'-nga penalltia), Frabotta (33'), Kulusevski (78'), Chiesa (90+4') shënuan për fitore bindëse të Juves.

Juventusi i bashkohet në gjysmëfinale Interit dhe Atalantës, ndërsa nesër dihet edhe skuadrat e katërt mes Napolit dhe Spezia-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat