Skuadra e fundit në tabelë, fiton kundër Manchester Utd në 'Old Trafford'

Futboll

Skuadra e fundit në tabelë, fiton kundër Manchester Utd në 'Old Trafford'

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:09
Skuadra e fundit në tabelë, fiton kundër Manchester Utd në 'Old Trafford'

Manchester Utd lëshon rastin që të rikthehet në krye të Premier League. 

“Djajtë e Kuq” befasisht mposhten me rezultat 2:1 në “Old Trafford”, nga skuadra e fundit në tabelë, Sheffield Utd.
Si gjithmonë befasitë janë të pashmangshme në lojën më të popullarizuar në botë, kësaj radhe Sheffield Utd u përkujdes për këtë befasi. 

Bryan në minutën e 23-të dhe Burke në atë të 74-tën, janë protagonistë të fitores. 

Image

Futbollisti Maguire në minutën e 64-të realizon për Manchester Utd, por nuk i mjafton për rezultat të favorshëm.   

Manchester City kryeson me 41 pikë pas 20 jave, duke e lënë pas Manchester Utd (ka një ndeshje më shumë) me 40, ndërsa Sheffield Utd është në fund me 8 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat