Çfarë kuptimi ka numri i pazakontë i Ozil te Fenerbahce?!

Futboll

Çfarë kuptimi ka numri i pazakontë i Ozil te Fenerbahce?!

Më: 28 janar 2021 Në ora: 00:28
Mesut Ozil

Mesut Ozil është prezantuar gjatë ditës së djeshme si lojtari më i ri i Fenerbahces.

Ozil gjatë prezantimit si lojtar i Fenerbahce ka thënë se është transferuar në një tjetër klub të madh.

“Unë gjithmonë kam luajtur për klubet e mëdha dhe ka pasur presion, një gjë e tillë do të vazhdojë edhe tani”, u shpreh ai.

Gjatë prezantimit, vëmendje të veçantë mori edhe numri të cilin Ozil e kishte zgjedhur në fanell, pra, 67.

Besohet se numri i pazakontë është një rikujtim për trashëgiminë e tij, me 67 që ishte kodi i zonës së Zonguldak, krahinë që familja e tij u largua për të emigruar në Gjermani.

Ozil ka lindur në Gjermani dhe vendosi të përfaqësojë vendin e lindjes së tij – duke luajtur 92 herë në mes viteve 2009 dhe 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat