​Djemtë që mbledhin topat befasojnë Messin pas ndeshjes me Vallecanon

Futboll

​Djemtë që mbledhin topat befasojnë Messin pas ndeshjes me Vallecanon

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:49
​Djemtë befasojnë Messin

Me fitoren e së mërkurës kundër Rayo Vallecanos, Barcelona ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Copa del Rey në Spanjë.

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi u rikthye në fushë pasi përfundoi dënimin prej dy ndeshjeve për shkak të kartonit të kuq.

Rikthimi i tij frymëzoi Barcelonën për ta përmbysur rezultatin ndaj Vallecanos kur Messi realizoi golin e barazimit dhe më pas De Jong shënoi për 2-1 dhe për të siguruar fitoren dhe kualifikimin tutje.

Në fund të ndeshjes, numri 10 i Barcelonës u "detyrua" të mbetet në fushe për disa minuta më shumë pasi ishin djemtë të cilët kujdesen për mbledhjen e topave ata që i kërkuan të bënin foto me të secili veç e veç.

Leo e pranoi me mirësjellje kërkesën e tyre dhe ua plotësoi dëshirën edhe pse ata ishin nga një skuadër kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat