Llorente vazhdon karrierën në Serie A, ky është klubi i ri

Futboll

Llorente vazhdon karrierën në Serie A, ky është klubi i ri

Më: 28 janar 2021 Në ora: 09:05
Llorente vazhdon karrierën në Serie A, ky është klubi i ri

Fernando Llorente ka përfunduar transferimin e tij nga Napoli në Udinese, duke nënshkruar kontratë deri në qershor 2022.

Reprezentuesi Spanjoll mbush 36 vite muajin tjetër dhe ky është klubi i tij i tretë në Serie A pas Juventusit dhe Napolit.

Llorente ishte bashkuar me Napolin si agjent i lirë në shtator të 2019, duke u transferuar atje nga Tottenham Hotspur. Kontrata e tij me klubin italian pritej të skadonte në fund të këtij sezoni.

Ai tani ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2022 me Udinesen.

Llorente do të veshë fanellën me numrin 32 dhe mund të debutojë kundër Spezia të dielën më 31 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat