Tuchel: Titulli kampion i pamundur këtë sezon

Futboll

Tuchel: Titulli kampion i pamundur këtë sezon

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:05
Tuchel: Titulli kampion i pamundur këtë sezon

Aventura e Thomas Tuchel në stolin e Chelsea-t nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me trajnerin gjerman që mori vetëm një barazim pa gola në sfidën debutuese ndaj Wolves në Stamford Bridge.

Diferenca me kreun e renditjes sa vjen e rritet për Blutë e Londrës madje edhe zona Champions aktualisht është 5 pikë larg, pa harruar faktin që Liverpool, Tottenham dhe Everton kanë respektivisht një nga dhe nga 2 ndeshje më pak se Chelsea. Për të gjitha këto arsye Thomas Tuchel e ka të qartë që në këtë sezon Chelsea e ka të pamundur të luftojë për titullin kampion.

“Duhet të jemi realistë, titulli kampion është larg për ne. Kur firmos për një klub si Chelsea, të gjithë presin që të luftosh për fitimin e Premier League, por jemi shumë pikë larg kreut dhe kemi disa skuadra sipër nesh në renditje.Gjithsesi, jam shumë i sigurt që me punë do të rikthehemi te rezultatet pozitive.

Kam gjetur një grup shumë të mirë lojtarësh, të gjithë janë vënë në dispozicionin tim“, deklaroi trajneri gjerman i “Bluve të Londrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat