A do të lejohen tifozët në finalen e Copa del Rey?

Futboll

A do të lejohen tifozët në finalen e Copa del Rey?

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:21
A do të lejohen tifozët në finalen e Copa del Rey?

Real Sociedad dhe Athletic Bilbao u munduan që ta realizojnë qëllimin e tyre dhe të luajnë finalen e Copa del Rey me tifozë, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Siç raporton Marca, finalja e Copa del Rey 2020 që do të luhet më 4 prill mes Sociedad dhe Bilbao në LA Cartuja pa praninë e tifozëve.

Të dy palët u pajtuan që të luhet ndeshja në një vend tjetër evropian dhe ta shtynë ndeshjen që t’i japin mundësi tifozëve të jen në stadium. Megjithatë, thuhet se nuk ka ndonjë mundësi që publiku të jetë në shkallët e stadiumit në finalen historike të rivalëve Baskë.

Situata Covid-19 do të thotë që drejtuesit e futbollit spanjoll nuk mund të pranojnë kthimin e mbështetësve në stadiumet e futbollit në të gjithë vendin, dhe për shkak të maturisë që ata kanë, nuk mund të bëjnë një përjashtim as për finale.

Finalja e vitit 2021, e planifikuar për në 17 Prill, do të pësojë të njëjtin fat, megjithëse për momentin nuk është njoftuar asnjë vendim. Copa e këtij sezoni nuk ka arritur akoma as në fazën çerekfinale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat