Gjimshiti tregon sekretin e Atalantës

Futboll

Gjimshiti tregon sekretin e Atalantës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:23
Gjimshiti tregon sekretin e Atalantës

Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren spektakolare me shifrat 3-2 të Atalantës ndaj Lazios, sukses që i kualifikoi bergamaskët në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Edhe pse me 10 lojtarë që në minutën e 54-t pas daljes me karton të kuq të Palominos, Atalanta arriti të realizonte golin e fitores 3-2 me rusin Miranchuk ndërsa Duvan Zapata humbi edhe një 11-metërsh. Gjimshiti ishte ai që hapi serinë e golave në këtë ndeshje për skuadrën e Gasperinit dhe në mikrofonat e Rai Sport mbrojtësi i kombëtares kuqezi e analizoi kështu sfidën.

"Ishte një ndeshje e veçantë dhe shijuam një futboll sulmues. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ishte një përballje shumë e bukur për t’u parë, por pati edhe goxha gabime. Më pas doli në pah karakteri i Atalantës. Nëse kthejmë kokën pas, mund të them që këtë lloj takimi nuk do e kishim fituar dot dy vite më parë.

Vuajtëm shumë, por ia dolëm të fitojmë dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale. Shumë gola nga mbrojtësit tek Atalanta? Detyra jonë kryesore është të mbrojmë. Më pas mendojmë për sulmin, trajneri na kërkon gjithmonë të dërgojmë topin në rrjetë në momentin që kundërshtari nuk e pret. Ky është sekreti ynë", deklaroi 27-vjeçari nga Presheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat