Besa largohet nga Kosova

Futboll

Besa largohet nga Kosova

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:40
Besa largohet nga Kosova

Besa e Pejës është skuadra e fundit e Superligës që fazën e fundit të përgatitjeve do ta kryejë jashtë vendit.

Ekipi pejan ndodhet në Durrës të Shqipërisë që nga dita e martë. Ekspedita e Besës do të qëndrojë në qytetin bregdetar një javë, kurse të hënën në mbrëmje do të kthehet në Pejë.

Gjatë qëndrimit në Durrës, pejanët do t’i luajnë edhe disa ndeshje miqësore.

Besa ndodhet e fundit në renditje pas 18 xhirove të luajtura me vetëm 6 pikë.

Gjasat për mbijetesë në elitën e futbollit i ka shumë të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat