Kroos: Çfarë vlen më së shumti tani është e tashmja

Futboll

Kroos: Çfarë vlen më së shumti tani është e tashmja

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:46
Kroos: Çfarë vlen më së shumti tani është e tashmja

Toni Kroos është dëshmi se fituesit nuk lodhen duke fituar, kjo pasi ai veçse ka në koleksionin e tij katër Liga të Kampionëve, mirëpo është i uritur për të pestën.

Mesfushori i Gjermanisë tha se Real Madrid është e gatshme të luftojë për këtë trofe pasi nuk janë të lumtur me atë se çfarë kanë dhe kërkojnë për më shumë.

“Nëse ju keni kaluar nëpër fazën e fitimit të Ligës së Kampionëve, atëherë unë e di se ju dëshironi e dëshironi ta fitoni çdo vit atë”, tha ai.

Tutje, Kroos thotë se sigurisht që ju nuk mund ta fitoni atë çdo vit pasi që ka klube të tjera duke luftuar për ta siguruar atë, megjithatë ju gjithmonë dëshironi ta fitoni atë përsëri.

Los Blancos janë një klub që kërkojnë këtë lloj dëshire dhe pasioni, ai e kishte këtë të qartë që nga dita kur u transferua në Madrid.

“Çfarë vlen më së shumti tani është e tashmja dhe fitimi i një trofeu tjetër”, përfundoi Kroos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat