Thyen rregullat për Gjeorgjinën

Futboll

Thyen rregullat për Gjeorgjinën

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:43
Thyen rregullat për Gjeorgjinën

Italia vazhdon të ketë rregulla të ashpra sa i përket “COVID 19”, megjithatë jo të gjithë e respektojnë atë.

E aq më pak dikush që quhet Kristiano Ronaldo dhe që do të surprizojë të fejuarën e tij për datëlindjen e 27-të. Portugezi, së bashku me Xhorxhina Rodrigez janë larguar nga Torino, teksa udhëtuan drejt Kourmajer duke thyer rregullin për të mos dalë nga qyteti.

Në rrjetet sociale, modelja tregoi për udhëtimin e saj, ndërkohë që çifti qëndroi në një hotel, i cili zyrtarisht deklarohej të ishte i mbyllur. Kështu, datëlindja e Xhorxhinës është kthyer në një çështje, megjithatë tashmë çifti është kthyer në Torino.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë masë ndaj Ronaldos, ndërsa kujtojmë se gjoba e cila vendoset në momentin kur dikush pa arsye të forta udhëton nga qyteti në qytet është 400 euro. Në fakt, kjo është një shumë e papërfillshme nga portugezi, i cili 400 euro i fiton për shtatë minuta...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat