Cassano tregon si shtoi 14 kg te Real Madridi

Futboll

Cassano tregon si shtoi 14 kg te Real Madridi

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:27
Cassano tregon si shtoi 14 kg te Real Madridi

Antonio Cassano kishte një problem serioz si futbollist, përfshirë edhe kohën e tij te Real Madridi. Mbipesha dhe ushqimi nuk është diçka e re në këtë drejtim.

Italiani e ka thënë këtë shumë herë, kështu kanë bërë edhe shokët e tij të skuadrës. Së fundi ka zbuluar një sekret, referuar kohës kur luante me “Los Blancos”. Konkretisht zbuloi një nga burimet, përmes të cilit siguroi atë lloj ushqimi, që nuk ishte i rekomanduar për një sportist elitë:

“Në Madrid, menjëherë pasi arrita atje, humba 12 kg. Te Real Madridi, “Nutella” ishte një nga sponsorët dhe çdo muaj na jepte nga pesë kilogramë të produktit. Kur erdhi Capello trajner, unë bëra dy gola në dy ndeshje dhe u ndjeva si mbreti i botës. Ai më zëvendësoi në pjesën e parë kundër Lyon, ndaj debatova me të. Trajneri më pas më mënjanoi nga ekipi.

Në shtatë muaj unë shtova 14 kg peshë, sepse hëngra “Nutella” me lugë. 

Gjithçka tjetër nuk kishte rëndësi për mua. Ishte një situatë e neveritshme. Sa i takon Capello, më vjen shumë keq për të; një person që e dua vërtet”. Sulmuesi italian luajti 29 ndeshje për Real Madridin, në të cilat shënoi katër gola. Ai arriti nga Roma në janar 2006 dhe u nis për te Sampdoria verën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat