Zidane pret ta ketë të gatshëm...

Futboll

Zidane pret ta ketë të gatshëm...

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:29
Zidane pret ta ketë të gatshëm...

Ka qenë shumë i pafat në aspektin fizik Dani Carvajal.

Mbrojtësi anësor i Real Madrid konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij, mirëpo dëmtimet e kanë ndaluar  të jetë pjesëmarrës në plot 65 ndeshje në pesë vitet e fundit.

Vetëm në këtë sezon, ai ka munguar për 14 ndeshje, ndërsa nuk aktivizohet nga dy janari.

Tashmë, trajneri Zinedine Zidane pret ta ketë të gatshëm në ndeshjen e ardhshme kur ekipi i tij të vihet përballë Levantes, mirëpo francezi ka detyruar për ta menaxhuar në mënyrën e duhur pasi përndryshe rrezikon që futbollisti të bëjë një tjetër ndalesë.

Duket se muskujt janë pika e tij e dobët, teksa Reali për këtë arsye ofroi Odriozolën nga Real Sociedad, me këtë të fundit që nuk bindi dhe më pas e huazuan te Bajern Munih.

Kështu, te madrilenët janë mbështetur shumë te një veteran tashmë si Nacho dhe Lukas Vazquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat