Pse nuk luajtën Cuculi, Gërbeshi, Azemi dhe Maloku?

Futboll

Pse nuk luajtën Cuculi, Gërbeshi, Azemi dhe Maloku?

Nga: K.G. Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:36
Pse nuk luajtën Cuculi, Gërbeshi, Azemi dhe Maloku?

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, sot pësoi humbje me rezultat 2:0 nga skuadra ruse Nizhny Novgorod. Drejtuesit e Dritës tregojnë arsyen pse munguan disa futbollistë në këtë përballje miqësore.

“Ekipi rus e fitoi takimin me dy gola të shënuar në pjesën e parë.

Në këtë takim konkretisht në pjesën e dytë u paraqitën edhe dy lojtarë të rinj të cilët janë në prova me ekipin, Esosa Priestley Irogue dhe Henry Onoka Austine.

Për shkak të dëmtimeve në këtë ndeshje nuk u paraqitën Faton Maloku, Ardian Cuculi, Fidan Gërbeshi dhe Valmir Azemi.

Ndeshja tjetër zhvillohet me 30 janar me ekipin Chayka nga liga e parë ruse”, njofton Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat