Talenti shqiptar nga Amerika nënshkruan kontratë me klubin madrilen 

Futboll

Talenti shqiptar nga Amerika nënshkruan kontratë me klubin madrilen 

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:43
Talenti shqiptar nga Amerika nënshkruan kontratë me klubin madrilen 

Talenti shqiptaro-amerikan i lindur në New York, Henry Hysenagolli, ka nënshkruar kontratë për klubin spanjoll, CD Leganes (Slub Deportivo Leganes) nga Madridi.

Edhe pse është vetëm 18 vjeçar, Hysenagolli tani dy vite është futur në ujërat e futbollit ndërkombëtar, si pjesë e kombëtares U-19 të Shqipërisë.

Me futboll ka filluar të trajnohet që në moshën 6 vjeçare, ku ka mahnitur trajnerët e klubit lokal Staten Island. Më pas ka kaluar tek Staten Island United që më vonë është bë Cedar Stars.

Kulmin e karrierës së deritanishme e ka shënuar para dy ditëve, duke filluar aventurën e tij evropiane me kontratën e nënshkruar me CD Leganes.

“Është një moment emocional për mua, sepse ëndërra u bë ealitet. Jam tepër i emocionuar të njoftoj zyrtarisht që kam nënshkruar për CD Leganes dhe kam filluar një kapitull të ri në jetën time”, ka shkruar Henry në profilin e tij në Instagram.

CD Leganes për momentin është duke kaluar një nga periudhat më të mira në historinë e vet. Ky klub kaloi katër vite të plota në La Ligën e famshme dhe madje mposhti edhe Real Madridin në gjysmëfinalen e fundit në Copa del Rey (Kupën Nacionale Spanjolle) me fitore 2:1 në Santiago Bernabeu. Tani është pjesë e Segunda Division ku po zhvillon një garë mjaft të suksesshme.

“Shpresoj se do të mësoj shumë në klubin tim të ri që ka një histori të pasur. Jam krenar me origjinën time dibrane. Dua të falënderoj familjen time që gjithmonë ka qenë afër meje dhe ka përkrahur ëndrrat e mia”, thotë Hysenagolli.

“Ekip i ri, synime të reja. Jam krenar të them që kam shtëpi të re. Tani është koha të filloj me punë dhe t’i bëj krenarë të gjithë ata që më përkrahin”, thekson Henry Hysenagolli, një futbollist që pritet të na bëjë krenar në futbollin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat