Bardhezinjtë përfituan

Futboll

Bardhezinjtë përfituan

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:53
Bardhezinjtë përfituan

Nicolo Rovella është zyrtarisht një futbollist i Juventusit, pasi bardhezinjtë depozituan kontratën e tij në Ligën e Futbollit, por mesfushori i talentuar do të transferohet në Torino vetëm në përfundim të këtij sezoni.

Futbollisti 19-vjeçar spikati me fanellën e Genoas këtë sezon dhe Juventusi arriti ta transferojë në “Allianz Stadium” duke dhënë në këmbim dy lojtarë si Ellia Petrelli dhe Manuel Portanova, të cilët janë tashmë zyrtarisht pjesë e kuqebluve, transmeton Super Sport.

Për të mbyllur shpejt marrëveshjen, bardhezinjtë përfituan edhe nga fakti që Rovellës i skadonte kontrata në fund të sezonit dhe kishte refuzuar rinovimin me Genoan.

Nicolo Rovella debutoi sezonin e kaluar me Genoan dhe deri tani ka veshur fanellën e ligurëve në 14 ndeshje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat