Hoti vëzhgon nga afër punimet në stadiumin e qytetit në Gjakovë

Futboll

Hoti vëzhgon nga afër punimet në stadiumin e qytetit në Gjakovë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:17
Hoti vëzhgon nga afër punimet në stadiumin e qytetit në Gjakovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka vizituar stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Atje, kandidati për kryeministër nga LDK-ja ka vëzhguar nga afër punimet e renovimit të këtij stadiumi.

Në rrjetin social "Facebook", Hoti ka shkruar se ndihet mirë që ky projekt po finalizohet.

Shkrimi i plotë i Hotit në "Facebook":

"Sot bashkë me ministren Dumoshi vizituam qytetin e Gjakovës, për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në renovimin e stadiumit të këtij qyteti.

Besoj se me këtë infrastrukturë dhe një rrjet të tërë të infrastrukturës të fushave të tenisit dhe objekteve të tjera që janë në përfundim, po kompletohet e tërë infrastruktura sportive jo vetëm për qytetin e Gjakovës, por për tërë këtë rajonin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat