Brahim Qorri - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Brahim Qorri - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:33
Brahim Qorri - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e 90-ta (1991-1999), ishte periudha më e rëndë në të gjitha sferat për popullin shqiptar të Republikës së Kosovës.  

Sporti në situatë të rëndë, pushtuesi serb uzurpon stadiumet dhe palestrat sportive, shqiptarët i dëbon në rrugë!  
Brahim Qorri (Qopa) i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai ka qenë ndër qendërsulmuesit majtak që shënonte nga pozita më të vështira.  Ai kishte mjeshtri që të shënonte nga pozitat kur më së paku pritej. 

Image

KF Feronikeli 1996

Një kontribues i madh jo vetëm si futbollist por edhe si donator në klubin e futbollit Feronikeli nga Drenasi, që ishte halë në sy për pushtuesin serb. 

Qorri nuk u ndal asnjëherë, por veproi me zgjuarsi e guxim (në vitet e 90-ta) kundër pushtuesit serb.

Ai është krenar që i takoi periudhës më të vështirë dhe që kontriboi së bashku me mijëra sportistë, për të mbajtur gjallë sportin dhe në anën tjetër i rezistuan fuqishëm agresorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat