Thiago Silva zbulon klubin në të cilin do të dëshironte të transferohej pas Chelseat

Futboll

Thiago Silva zbulon klubin në të cilin do të dëshironte të transferohej pas Chelseat

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:28
Thiago Silva

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, ka shpjeguar planet e tij për të ardhmen, ku në fokus të veçantë ka vënë Kupën e Botës.

Braziliani shprehu se do të dëshironte që të ishte në formë optimale për Kampionatin botëror në Katar, dhe se ka një ëndërr se ku do të donte të pensionohej.

Silva shprehu se nuk e shihte vetën fillimisht në kësi lloj forme, pasi ai është 36 vjeçar, por shtoi se këtë e ka mësuar nga Paolo Maldini, në kohën sa ishte tek Milani.

36 vjeçari tha se do ëndërronte të rikthehej tek Fluminese dhe të fitonte Copa Libertadores, që në fakt në vitin 2007 e kishte humbur në penalti.

“Unë e kam ëndërr të kthehem në Brazil, duke veshur fanellën e Fluminense, të gjithë e dinë dëshirën time, ajo u shpreh nga menaxheri im, Marcao në kohët e fundit gjithashtu në një intervistë”, tha ai.

“Por është diçka që unë preferoj ta lë në të ardhmen për të parë se si do të ndodhin gjërat, apo jo. Do jetë një vendim i vështirë për tu marrë, por unë vërtet mendoj se me shumë dashuri dhe vullnet kam përsëri këtë mision të fitoj Copa Libertadores”, përfundoi Thiago Silva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat