Kriza e lëndimeve tek Reali, vetëm 16 lojtarë të gatshëm kundër Levantes

Futboll

Kriza e lëndimeve tek Reali, vetëm 16 lojtarë të gatshëm kundër Levantes

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:23
Real Madrid

Real Madrid është duke pasur problem me lëndimet e lojtarëve, dhe sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” do kenë vetëm 16 lojtarë në ndeshjen ndaj Levantes.

Real Madrid do të ketë të gatshëm vetëm 16 lojtarë në ndeshjen ndaj Levantes, që do luhet në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligas.

Sipas “Mundodeportivo”, thuhet se në mënyrë jo-zyrtare, kapiteni Sergio Ramos nuk do jetë i gatshëm për këtë ndeshje, që do të thotë që Eder Militao do të jetë krahas Raphael Varane.

Sipas artikullit edhe Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez nuk do jenë të gatshëm, ndërsa Rodrygo Goes dhe Valverde mungojnë nga lëndimi.

Nacho është infektuar me COVID-19, dhe as ai nuk do jetë i gatshëm, gjithshtu edhe trajneri, Zinedine Zidane, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa “Los Blancos” kanë huazuar të dy futbollistët, Luka Jovic dhe Martin Odegaard këtë muaj, kjo i la ata me vetëm 16 futbollistë të skuadrës së parë në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat