Leart Paçarada asiston, dy herë ishin në epërsi me St. Paulin, por humbën

Futboll

Leart Paçarada asiston, dy herë ishin në epërsi me St. Paulin, por humbën

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:27
Leart Paçarada asiston, dy herë ishin në epërsi me St. Paulin, por humbën

St. Pauli pas dy fitoreve rresht, megjithatë i ndërpritet seria e mirë e rezultateve! Ata dy herë avancojnë por humbën në konak të tyre me rezultat 3:2 nga Bochum-i, në takimin e javës së 18-të të Bundesliga II.

Ndeshje e fortë dhe me pesë gola të shënuara. Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, me St. Pauli-n, ishin të pafat në këtë sfidë. 

Në minutën e 4-të, reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, me hapa të, shpejtë, nga vija e 16-shit në pozicion anash, për bukuri harkon deri të Burgstaller, i cili nga afërsia shënon, më parë topi qëllon tërthorësen dhe sërish i njëjti lojtar në skenë, topin e rikthyer e futi në rrjetë, 1:0 për St. Pauli-n. 
Image

Paçarada asiston, Burgstaller shënon

Ky ishte asistim fantastik i Leartit, ndryshe është djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut.

Pjesa e parë e sfidës mes St. Pauli-t dhe Bochum-it, përfundon baras 2:2. Në pjesën e dytë, mysafirët realizuan golin e fitores së madhe. Për St. Pauli-n realizuan Burgstaller (4') e Kyereh (32') dhe për Bochum Zoller (28' e 44'), Buballa (63’-autogol).

Paçarada u zëvendësua në minutën e 83-të, i cili tregoi lojë të mirë. 
Bochum është në pozitën e dytë me 36 pikë, ka një me pak se lideri Hamburger SV dhe St. Pauli është i 16-ti me 16 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat