Milani kontakton Juventusin...

Futboll

Milani kontakton Juventusin...

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:41
Milani kontakton Juventusin...

Skuadra e Milanit do të përpiqet që deri në fund të afatit kalimtar të janarit të sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Douglas Costa ka raportuar të premten “Tuttosport”.

Mësohet se Milani tashmë ka kontaktuar Juventusin në lidhje me Costan për të cilin është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim.

Costa para fillimit të këtij edicioni u huazua te Bayern Munichu por ekipi bavarez nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së tij për shkak se nuk e ka bindur trajnerin Hansi Flick.

Costa këtë edicion ka një gol e dy asistime për Bayernin në 19 paraqitje në të gjitha garat kurse me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

30-vjeçari me fanellën e Juventusit ka fituar tre tituj kampioni të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat