‘Ujqit’ sulmojnë Ferizajn: Ku mbetën aksionarët e ‘famshëm’ anglez, ku është komuna jonë?

Futboll

‘Ujqit’ sulmojnë Ferizajn: Ku mbetën aksionarët e ‘famshëm’ anglez, ku është komuna jonë?

Nga: K.Goca Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:46
‘Ujqit’ sulmojnë Ferizajn: Ku mbetën aksionarët e ‘famshëm’ anglez, ku është komuna jonë?

Ferizaj me një mijë e një probleme. Nuk është hera e parë që ata zhyten në telashe të thella.

Klub që para dy viteve pothuajse bëri dasmë për privatizimin e klubit. Ishte korriku i nxehtë dhe i krenarisë për shumë zyrtarë të klubit dhe të Kuvendit Komunal, pa iu shkuar mendja se kjo punë nuk është gjë, pos një krenari  e shkurtër.

Ferizaj është pjesë e Ligës së parë të Kosovës, grupi B dhe tani rreziku që të tërhiqen nga gara. Kryesia e tifozëve “Ujqit” reagojnë ashpër.  

“Ku mbeti FC Ferizaj? 

Klubi ynë i zemrës që shumë vite është në gjendje shumë të rëndë, dhe asnjë nuk e merr mundin të interesohet për gjendjen e klubit. 

Tani klubi është pa kryetar e pa aksionar dhe është në mëshirë të askujt! Asnjë nuk kujdeset për gjendjen e klubit, asnjë nuk merr ndonjë iniciativë për t’i ndihmuar FC Ferizajn. 

Ku mbetën aksionarët e ‘famshëm’ anglez, ku mbetën donatorët e ‘fuqishëm’ të qytetit tonë, ku është komuna jonë!  

Ne si tifogrup dëshirojmë një përgjigje nga kryetari i klubit, aksionarët ose kryetari i komunës për të na treguar se çka po ndodhë me klubin tonë, dhe çfarë plane kanë më tutje!

Qyteti ynë është ndër më të fuqishmit në Kosovë, dhe nuk e meriton të jetë pa një klub futbolli të organizuar, këtë gjendje të klubit më së rëndi e përjetojnë tifozët dhe qytetarët. 

Ju njoftojmë se në ditët në vazhdim do të thirrim një protestë të madhe, ku ftojmë gjithë qytetin të na bashkohet”, reagojnë kryesia e ‘Ujqve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat