Rooney: Lampard? Nuk jam befasuar

Futboll

Rooney: Lampard? Nuk jam befasuar

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:32
Rooney: Lampard? Nuk jam befasuar

Wayne Rooney ka kritikuar Chelsea-n në lidhje me vendimin për të shkarkuar Frank Lampard.

“Të them të drejtën, nuk jam befasuar. Kështu i bën punët Chelsea dhe shkarkimi i Frank Lampard nuk është një surprizë e madhe. Mendoj se e meritonte të vazhdonte të punonte në Stamford Bridge”, ka thënë ish-sulmuesi i United për Sky Sports.

“Sezonin e kaluar, ka bërë gjëra të mëdha me Chelsea-n në rrethana shumë të vështira. Skuadra ka shumë lojtarë të rinj dhe duhet kohë për të ndërtuar diçka dhe të fillosh të luftosh për tituj”.

“Jam i sigurt se Frank e ka kuptuar kur ka nënshkruar kontratën se nuk do t’i jepnin shumë kohë. Nëse merr lojtarë të ndryshëm nga vende të ndryshme, duhet t’i japësh kohë trajnerit që ta mbyllë sezonin dhe të shikosh rezultatet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat