Ahmataj: Ambienti na mbështet, finalja e radhës me Kukësin

Futboll

Ahmataj: Ambienti na mbështet, finalja e radhës me Kukësin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:25
Ahmataj: Ambienti na mbështet, finalja e radhës me Kukësin

Skënderbeu do të luajë këtë të shtunë ndaj Kukësit në kuadër të javës së 17-të dhe në kampin korçar ka optimizëm për ta kaluar me sukses këtë provë, sikurse kuptohet edhe nga fjalët e trajnerit Julian Ahmataj.

“Është diçka pozitive, që e kam shprehur në çdo intervistë timen, që ambienti që rrethon skuadrën dhe qytetin është shumë dashamirës për të mbajtur skuadrën në nivel të lartë.

Normalisht është diçka e mirë, pasi të gjithë sportistët që janë në skuadër kanë ardhur  rishtazi, por mendoj se kanë qenë në vazhdimësinë e gjysmës së sezonit të parë. Normalisht kam nevojë që ta ndjejnë këtë ngrohtësi që ka ky qytet për sportin.”

Ahmataj e ka të qartë se për skuadrën e tij të gjitha sfidat janë si finale, çka diktohet nga pozicioni në renditje.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, gjithmonë është si një finale. Për ne, në fakt, të gjitha ndeshjet janë si finale, duhet të japim maksimumin për të marrë maksimumin.”

Më tej, Ahmataj, duke folur për pjesën e mbetur të sezonit, theksoi se stafi është munduar të rregullojë problemet, sidomos në fazën mbrojtëse.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në pjesën e parë të kampionatit, nuk ishim aq të fortë sa duhej sidomos në repartin mbrojtës pasi kishim shumë probleme. Sigurisht që problemet nuk zgjidhen në masën 100%, por ne jemi munduar që të përmirësojmë shumë në këtë pjesë të mbetur sepse tani është pjesa finale dhe tani vështirësohet akoma më tepër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat