Shkupi nuk ndalet, përforcohet edhe me dy lojtarë

Futboll

Shkupi nuk ndalet, përforcohet edhe me dy lojtarë

Nga: K.G. Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:33
Shkupi nuk ndalet, përforcohet edhe me dy lojtarë

Shkupi nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime! Shkupjanët sjellin edhe dy futbollistë dhe paralajmërojnë një ekip edhe më të fortë për pjesën e dytë të kampionatit. 

Skuadra shqiptare ka përfunduar në vend të dytë me 33 pikë apo ka 6 me pak se kampioni vjeshtor Shkëndija nga Tetova. 

Ata sot prezantuan edhe përforcimet e reja.  

“Skuadra jonë ka kënaqësinë që të prezantojë edhe dy ardhjet e reja në klub, për të vazhduar kompletimin e ekipit me futbollistë në të gjitha repartet.

Pas disa javëve në testime, të sulmuesit ët krahut të djathtë, Albert Bougazelli (Bebeto) dhe mesfushorin difensiv Faustin Senghor, klubi dhe futbollistët kanë vënë firmat me dy senegalezët për kontratë 2 vjeçare me opsion për ti vazhduar ato edhe për dy vite të tjera.

Ashtu sikurse gjatë punës me ekipin në kampion stërvitore në Antalya, por edhe në ndeshjet kontrolluese dy futbollistët kanë lënë përshtypje shumë të mira te stafi i trajnerëve dhe kryesia ju ka ofruar kontrata për të veshur fanellën bardhekaltër gjatë viteve në vazhdim.

Sulmuesi i krahut të djathtë, Albert Bougazelli (24) në vitin 2019 kishte dy paraqitje me kombëtaren e Senegalit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur kryesisht në kampionatin më të fortë të shtetit të tij, me ekipet Génération Foot, ASEC Ndiambour, AS Dakar Sacré Coeurdhe Cneps Excellence.

Ndërkohë Faustin Senghor (27), gjithashtu karrierën e tij e ka kaluar më shumë në kampionatin senegalez me ekipin Casa Sports, por që në sezonin 2019 luajti në kampionatin më të fortë boshnjak me ekipin e Çelikut nga Zenica”, njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat