Xhevdet Muriqi me këngëtaren e famshme kroate, që dridhi Prishtinën

Futboll

Xhevdet Muriqi me këngëtaren e famshme kroate, që dridhi Prishtinën

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:59
Mirosllav Çiro Bllazheviq, Xhevdet Muriqi dhe Tereza Kesovija

Në verën e vitit 1985 pikërisht me 30 qershor, stadiumi i Prishtinës, ishte i mbushur përplot, mbi 35 mijë shikues, për një moment shpërtheu si vullkan! 

Në skenë doli këngëtarja e famshme kroate, Tereza Kesovija, që kishte ardhur enkas për ndeshjen e javës së fundit (e 34-të) mes Prishtinës dhe Dinamos së Vinkovcit nga Kroacia, që u fitua nga prishtinasit me rezultat 3:1. 

Atmosferë braziliane, jehonte kënga besa besë... trajneri i famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, i printe Prishtinës, në anën tjetër këngëtarja e madhe kroate zbarkon në fushë dhe me zërin e saj të ëmbël dridh pothuajse tërë Prishtinën! 

Image

Kesovija nis topin nga qendra para  Fadil Vokrrit dhe Zoran Batroviqit

Një fotografi sa një mijë fjalë pas ndeshjes Prishtina - Dinamo e Vinkovcit, në hotel “Grand”, Mirosllav Bllazheviq, Xhevdet Muriqi dhe Tereza  Kesovija.

 “Pas fitores me Dinamon, masandej kemi shkuar në hotel i gjithë ekipi që ta festojmë fitoren”, tha shkurt Muriqi për gazetën “Bota sot”.

Image

Xhevdet Muriqi

Prishtina përfundoi në vend të 10-të me 32 pikë në Ligën e Parë të Ish Jugosllavisë, periudha 1984-1985.

Image

Tabela përfundimtare, 1984-1985

Kampion u bë skuadra boshnjake Sarajeva me 48 pikë, ndërsa nga liga u larguan Iskra nga Bogojno e Bosnjës dhe e Hercegovinës dhe Radniçki i Nishit nga Serbia. Anëtar të ri u bën OFK Beogradi nga Serbia dhe Çeliku i Zenicës nga Bosnja. Golashënuesi më i mirë, kroati Zllatko Vujoviq me gjithsej 25 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat