Asistenti i Zidane, Bettoni: Nuk brengosem për Ramos, ai do të rikthehet

Futboll

Asistenti i Zidane, Bettoni: Nuk brengosem për Ramos, ai do të rikthehet

Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:08
Sergio Ramos

Ndihmës trajneri i Real Madrid, David Bettoni, ka folur për situatën e Sergio Ramos, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Levantes.

Në mediat spanjolle, bëri bujë lajmi i Maurizio Pochettino, tha se Ramos do të gjente një klub të përkryer tek PSG, ku aludoi se spanjolli është i mirëseardhur në “Parc des Princes”.

Para ndeshjes me Levanten, Bettoni i qetësoi tifozët e “Los Blancos” ku deklaroi se Ramos e ka vendin tek Reali dhe se është i sigurt për qëndrimin dhe rikthimin e tij në skuadër.

Ramos nuk do paraqitet ndaj Levantes, shkaku i Lëndimit. Bettoni bëri komentet e tij tek e përditshmja spanjolle, Marca.

“Unë e shoh Sergion çdo ditë, nuk jam i shqetësuar për rinovimin e tij. Asgjë nuk na shqetëson. Nuk mund të them asgjë tjetër. Ai është në procesin e rikuperimit të lëndimit”, tha ai.

“Pas çdo jave, ai do të bëjë më mirë, tani ne jemi me fat që kemi vetëm një lojë në javë”, shtoi ai.

“Unë e njoh Sergion që pesë vjet. Ai është gjithmonë një hap përpara kur diçka ndodh, ai është një profesionist i shkëlqyeshëm dhe askush nuk mund të dyshojë në Sergio Ramos. Unë e shoh Sergion si person normal, nuk e shoh ndryshe”, tha David Bettoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat