Berisha merr një lajm shumë pozitiv

Futboll

Berisha merr një lajm shumë pozitiv

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:01
Berisha merr një lajm shumë pozitiv

Pasi i mungoi Reimsit në tri ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha do të jetë i gatshëm për duelin kundër Strasburgut ka shkruar të premten “L’Equipe”.

Dueli mes Strasburgut dhe Reimsit, zhvillohet të dielën (15:00) dhe i takon xhiros së 22 të kampionatit francez.

“Pas mungesës në tri ndeshjet e fundit si pasojë e lëndimit, mesfushori Valon Berisha kthehet te Reimsi për duelin kundër Strasbourgut”, ka shkruar ndër të tjera e përditshmja franceze.

Berisha këtë edicion ka një gol e dy asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat për Reimsin. Për dallim prej Berishës që kthehet në fushë, Reimsit në këtë duel do t’i mungojë reprezentuesi tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Zeneli nuk u paraqit te Reimsi as në ndeshjen e fundit kundër Brestit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat