Juventusi rinis negociatat me Lyonin për Aouar

Futboll

Juventusi rinis negociatat me Lyonin për Aouar

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:40
Houssem Aouar

Juventusi po synon që të bëjë një transferim të madh në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori i talentuar francez Houssem Aouar është objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër.

Mediat franceze dhe ato italiane kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve tanimë kanë rinisur negociatat për të diskutuar për Aouar.

Lyon vazhdon të mbajë çmimin e lartë të lojtarit, pasi dëshiron që të fitojë 55 milionë euro nga shitja e tij.

Në anën tjetër Zonja e Vjetër kërkon huazimin e tij për 18 muaj, me detyrim blerje për 40 milionë euro.

Përveç kësaj kampioni i Italisë i ka bërë të qartë Lyonit se gjatë kësaj kohe do t’ia paguajë pagën lojtarit.

Edhe pse duket e vështirë të ndodh ky transferim tani, drejtuesit e dy klubeve po punojnë për të gjetur një zgjidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat