Bielsa këmbëngul që Aliovski të mbetet te Leeds, edhe shqiptari është i lumtur në klubin anglez

Futboll

Bielsa këmbëngul që Aliovski të mbetet te Leeds, edhe shqiptari është i lumtur në klubin anglez

Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:37
Marcelo Bielsa

Ezgjan Aliovski duket se do ta vazhdoj karrierën te Leeds United, duke hedhur poshtë ofertën e Galatasarayt.

Gjiganti turk ka qenë në bisedime me anësorin shqiptar, por duket se Aliovski ka vendosur të mbetet në Angli.

28-vjeçari është pjesë e Leedsit që katër vite dhe këtë edicion po luan për mrekulli në Ligën Premier.

Trajneri Marcelo Bielsa ka thënë se është e rëndësishme që Gjani të dëshirojë qëndrimin në Leeds dhe natyrisht edhe klubi do ta dojë tani qëndrimin e tij.

“Gjëja më e rëndësishme është se ai dëshiron të qëndrojë. Lojtari duhet ta zgjedhë klubin dhe më pas klubi vendos se a e dëshiron atë. Nëse Aliovski e zgjedh Leedsin, Leedsi do ta zgjedhë Aliovskin”, ka deklaruar trajneri Marcelo Bielsa për BBC.

Edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka thënë se ndihet i lumtur në klubin anglez.

“Të luash në këtë skuadër, me këtë stil të lojës është diçka e shkëlqyer dhe unë po përmirësohem çdo ditë”.

“Po mësoj çdo ditë diçka dhe gjëja më e mirë është se në Ligën Premier luan kundër ekipeve dhe lojtarëve më të mirë në Evropë. Më pëlqen këtu ku jam”, ka deklaruar Alioski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat